Alsat-M – Parlamenti ende nuk e ka shpallur konkurs për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka shpallur konkurs për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, transmeton Alsat-M. Edhe në takimin e sotëm koordinues mes krye parlamentarit Talat Xhaferi dhe kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend nuk është diskutuar për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Në koordinimin e sotëm është biseduar për çështje të tjera, si për masat anti-covid që duhet të miratohen në Kuvend, apo për rebalancin e buxhetit. Afati ligjor për shpalljen e këtij konkursi është tejkaluar. I njëjti duhet të ishte bërë më së voni në fillim të këtij muaji, pasi bazuar në Ligjin për Avokatin e Popullit konkursi duhet hapur 3 muaj para përfundimit të mandatit të atij aktual. Mandati i Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, skadon më 24 dhjetor. Nga rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi edhe njëherë përsërisin apelin e tyre që konkursi të hapet sa më parë dhe zgjedhja të bëhet në bazë të meritokracisë.

 

Kuvendi ende nuk e ka shpallur konkurs për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit

 

Read Previous

Covid-19 – Maqedonia e Veriut rrit të kapacitetet e spitaleve Covid-19

Read Next

Zaev, Hoxha, Nuredini dhe Spasovski mbjellin fidane

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: