Meta ktheu pas Kodin Zgjedhor, Rama: Sërish do ta votojmë

Pas kthimit Kodit zgjedhor nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kthimin në procedurë të menjëhershme, për ta votuar sa më shpejtë, transmeton Balkanweb.

Rama ka parlajmëruar se maxhoranca nuk tërhiqet nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ai  deklaroi sot i prerë se Kodi Zgjedhor i cili u kthye për shqyrtim nga Presidenti Ilir Meta në Kuvend do të votohet seancën e radhës pa asnjë ndryshim. Sipas tij, askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Presidenti Ilir Meta.

“Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, deklaroi Rama. /Balkanweb/

Read Previous

Ministri i Drejtësisë paralajmëron tensione të mëdha nëse konfirmohet aktakuza për Thaçin e Veselin

Read Next

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka nxjerrë nga arkiva 800 vepra të rralla

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: