Ministri i Drejtësisë paralajmëron tensione të mëdha nëse konfirmohet aktakuza për Thaçin e Veselin

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, thotë se mund të ketë tensione të mëdha në rast se konfirmohet aktakuza e ngritur nga Specialja për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Selimi thotë se deklaratat e lëshuara nga Dhomat e Specializuara për Thaçin dhe Veselin janë shqetësuese por se beson në drejtësi.

“Ky është një shqetësim dhe pakënaqësi të cilën e kam shprehur publikisht por edhe akterët tjerë se në momentin kur del një deklaratë nga Dhomat e Specializuara – deklaratë e cila është më shumë politike pasi që mendoj se Prokuroria nuk lëshon deklarata por duhet të bëjë hetime dhe të ngris aktakuza. Por kur goditet presidenti i vendin, ish-kryetari i Kuvendit është shqetësuese që të goditen në deklarata të tilla”.

“Sistemi i drejtësisë e ka punën e vet – ajo Gjykatë është e Kosovës pasi është votuar në Kuvend dhe ka amendament kushtetues dhe duhet ta bëjë punën ashtu siç e bëjnë edhe gjykatat tjera në Kosovë”.

“Tensionet do të jenë të menaxhueshme pasi ne besojmë në drejtësi dhe e dimë që lufta jonë ka qenë e pastër dhe kjo është vërtetuar në shumë raste në Hagë. Ne nuk duhet t’i frikohemi drejtësisë por normalisht sa herë që kjo drejtësi tenton ta bëjë një lloj politike atëherë duhet të jemi të shqetësuar pasi që bërja e politikës me drejtësi është një lloj shkopi social që është vendosur mbi ne”.

“Ne besojmë në drejtësi dhe kemi besuar gjithmonë në drejtësi dhe kjo drejtësi sigurisht se do të dalë njësoj sikur në rastet tjera”.

Read Previous

Nëntë dite para zgjedhjeve në SHBA, tashmë kanë votuar 59 milion qytetarë

Read Next

Meta ktheu pas Kodin Zgjedhor, Rama: Sërish do ta votojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: