SHËNDETËSIA PUBLIKE SYNON 2000 TESTIME NË DITË

Instituti i Shëndetit Publik ka hapur repart të ri praues për testim për virusin korona, që të ulet koha e pritjes për verifikim që mbulohet nga Fondi i Shëndetësisë. Ky është vetëm një hap për uljen e presionit ndaj laboratorive shtetërore dhe për përshpejtimin e procedurës, me qëllim që ata që janë pozitivë më herët të kërkojnë ndihmë mjekësore. Pika e re do të mundësojë 150 testime shtesë, ndërsa me nga 100 testime në ditë do të rritet edhe kapaciteti i pikave në lagjen e Shkupit Kozle dhe në Qendrën e Shëndetit Publik. Qëllimi është që institucionet shëndetësore publike të bëjnë rreth 2000 testime në ditë, për zbulimin në kohë të të infektuarve dhe trajtim më të shpejtë të atyre me simptoma më të rënda

Read Previous

Kryeministri Zaev testohet për COVID-19

Read Next

Carovska: Online, deri në fund të vitit shkollor

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: