SHKUPI NËN MJEGULL, RRITET NDOTJA E AJRIT

Mëngjesin e sotëm në Shkup është rritur koncentrimi i grimcave PM10, që kanë shkaktuar ndotje të ajrit.

Sipas stacioneve matëse dhe aplikacionit “Moj vozduh”, ndotje më të madhe të ajrit ka në Novo Lisiçe dhe Qendër. Ndërsa më pak në Karposh dhe Gjorçe Petrov.

Në prag të stinës së dimrit, ndotja e ajrit çdo herë bëhet problem, ndërsa këtë vit pritet të jetë më vështirë, për shkak të pandemisë COVID-19.

Qytetarët kanë filluar me reagime në rrjetet sociale, ndërsa disa thonë se kundërmon erë e keqe dhe nuk mund të dilet jashtë.

Më poshtë e keni një fotografi nga aplikacioni “Moj vozduh”, që tregon ndotjen e ajrit në Shkup:

Read Previous

Mickoski: Për shkak të ndotjes dhe pandemisë, të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Read Next

Në Spitalin e Strugës nuk ka vend për pacientë me Covid-19, kërkohet alternativë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: