Angelov: Bullgaria nuk mund ti ndryshoj pozicionet e saja

Bullgaria nuk mund ti ndryshoj pozicionet e saja sepse ka Deklaratë të Kuvendit dhe vendim të Qeverisë. Ajo që bisedohet brenda BE-së është problem i Unionit dhe problem i Brukselit, dhe jo problem i jonë këtu. Kështu deklaroi ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë Angell Angellov i pyetur nëse Bullgaria do të ndryshoj pozicionet lidhur me kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Angellov iu shmang edhe pyetjes rreth vetos eventuale për konferencën ndërqeveritare në rast se historianët e të dyja vendeve nuk arrijnë marrëveshje rreth çështjeve të hapura. Ai me këtë rast tha se takimi i sotëm është fokusuar në procesin e Berlinit.
“ne tani jemi të fokusuar që të përfundojmë procesin e Berlinit dhe ti dëshmojmë gjithë Evropës se mundemi bashkërisht të kryejmë diçka me sukses”, tha ambasadori bullgar, Angell Angellov.

Read Previous

Turqia akuzon Charlie Hebdon për “racizëm kulturor”

Read Next

Psikologët: Faza e tronditjes nga Kovid-19 kaloi, tani janë të pranishëm zemërimi, rezistenca dhe zhgënjimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: