Jakimovski shpallet fajtor, dënohet me 6 vjet burg

Ish shef i kabinetit të Sasho MIjallkovit, Toni Jakimovski dënohet me 6 vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare. I akuzuari i dytë i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Stevo Maxhoski dënohet me 4 vjet burg, derisa Kristina Josifovska, në mungesë të provave lirohet nga aktakuza.

Ndryshe në muajin gusht të vitit të kaluar u ngrit aktakuzë kundër katër personave prej të cilëve tre janë akuzuar se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ndërsa një tjetër është akuzuar për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale. Të akuzuarit, si persona zyrtar të punësuar në Drejtorinë për siguri dhe Kundërzbulim, pranë MPB-së në periudhën prej 25.01.2007 deri më 30.05.2017 kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë keqpërdorur mjete materiale.

Read Previous

Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë për punonjësit shëndetësorë

Read Next

Turqia akuzon Charlie Hebdon për “racizëm kulturor”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: