SALIH MUSTAFA PARAQITET SOT PARA SPECIALES

Salih Mustafa, njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të paraqitet para gjykatave të Speciales në seancën dëgjimore.

Kjo seancë fillon në ora 15:00 dhe ai do të pranojë apo mohojë akuzat e ngritira ndaj tij.

“Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Mustafa do t’i kërkohet të vete deklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores. Nëse i akuzuari nuk vete deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores”, thuhet në njoftim.

I pranishëm në këtë seancë do të jetë prokurori special i mbrojtës. Ndërsa pjesa e dytë e seancës do të jetë për ecurinë e çështjes.

Më 24 shtator Mustafa u arrestua nga njësitet e EULEX-it me urdhër arrest të Dhomave të Specializuara.

Read Previous

Albin Kurti infektohet me COVID-19

Read Next

Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë për punonjësit shëndetësorë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: