Vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia sot do të ulen në tryezën e Brukselit për të diskutuar rreth zgjidhjes së çështjes së pronës.

Takimi është thirrur nga i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Të mërkurën për në Bruksel është nisur Koordinatori Shtetëror për Dialogun, Skender Hyseni, i cili bashkë me ekipin e tij do të ketë përballë një delegacionin nga Serbia.

Zyra e kryeministrit njoftoi për vazhdimin e dialogut që do të vazhdojë të enjten.

“Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com

Read Previous

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Read Next

862 RASTE TË REJA ME COVID’19

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: