Pas dy golëshit ndaj Spezias, Ronaldo: Cristiano është rikthyer

Cristiano Ronaldo ka thënë se është shumë i lumtur që është rikthyer në fushë, derisa ka refuzuar t’i komentojë deklarata e fundit, pas infektimit me COVID-19.

Ylli portugez u inkuadruar në pjesën e dytë në takimin që Juventusi e fitoi 4-1 ndaj Spezias.

35-vjeçari shënoi dy gola në këtë takim, derisa të premten u shëruar plotësisht nga coronavirusi.

“Ndihesha mirë në vetëizolim. Nuk kisha simptoma, por ishte gjithçka në rregull. Sot, unë u riktheva në fushë dhe jam shumë i lumtur që mund të luajë sërish futboll”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

“Serie A është një ligë mjaftë sfiduese, Milani është duke bërë një punë të mirë, si ashtu edhe Lazio e Napoli, Duhet të punojmë shumë, por jemi duke u rritur”.

“Cristiano është rikthyer, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka shtuar më tej portugezi.

Read Previous

SERBËT IA PUTHIN DUAR E KËMBË PRIFTIT QË VDIQ NGA COVIDI

Read Next

NDAJ NJË FURGONI ËSHTË SHTËNË ME ARMË ZJARRI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: