Basha: Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për menaxhimin e situatës nga pandemia.

“Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura’, shkruan ai.

Postimi i Bashës

Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!

Read Previous

Statistikat e frikshme të Ibrahimovic, Milani varet prej tij

Read Next

S’ka orë policore në RMV, ja masat e reja të propozuara nga KSI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: