Dasëm me rreth 120 mysafirë në restorant në Gostivar, objekti mbyllet

Një objekt hotelierik në fshatin Dobridoll në Gostivar është mbyllur pasi në të u organizua një dasëm me rreth 120 mysafirë.
Nëpunësit policorë dhe inspektorët nga Inspektorati i tregut kanë dalë në vendin e ngjarjes pas denoncimit në ora 18:50 dje në sektorin policor Galate.
Sipas informatave nga buletini i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dasmën e ka organizuar M.I. (55), ndërsa objekti hotelierik është pronë e M.I. (33).
Nga MPB-ja paralajmërojnë kallëzime adekuate.

Read Previous

Zaev: Bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka sjellë rezultate të mira

Read Next

Vjena në alarm, pas sulmit me disa të vrarë, raportohet një pengmarrje

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: