Filipçe: Kemi siguruar 13 mijë teste të shpejta për Kovid-19, rezultati për 15 minuta

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një intervistë në televizionin Sitel, njoftoi se gjatë ditës së sotme pritet të arrijë një donacion 13 000 teste të shpejta për Kovid-19. Filipçe tha se rezultatet nga ky lloj i testit mund të merren për 15 minuta.

„13 000 teste të shpejta javën që vjen do të shpërndahen në të gjitha pikat ku do të realizohen testime. Janë teste të shpejta, rezultati i të cilëve është gati për 15 minuta, këto janë testet më të reja, teknologjia më e re, që zmadhon kapacitetin e laboratorëve shtetëror në të gjithë vendin, kjo do të bëhet praktikë e rregullt për testim”, theksoi Filipçe.

Përveç këtij donacioni, Ministria e Shëndetësisë, me ribalancin e buxhetit, do të fitojë një shumë të madhe parash, afër 40 milion denar, të cilat në periudhën e ardhshme do të sigurohen afër 100 mijë teste, në mënyrë që t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Testimet në laboratorët shtetërorë janë rritur gjatë javës së kaluar, gjë që ka lehtësuar ndjeshëm qasjen në testime. Ministria e Shëndetësisë ka rritur kapacitetin e laboratorëve, kështu që nga fillimi i krizës, nëse do të kishte 200 teste, tani numri është afër 2,000, me mundësinë për të rritur numrin e testeve në të ardhmen.

 

Read Previous

S’ka orë policore në RMV, ja masat e reja të propozuara nga KSI

Read Next

I dënuar në Itali, kapet në Tiranë 41 vjeçari me qëllim ekstradimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: