I dënuar në Itali, kapet në Tiranë 41 vjeçari me qëllim ekstradimi

Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Read Previous

Filipçe: Kemi siguruar 13 mijë teste të shpejta për Kovid-19, rezultati për 15 minuta

Read Next

Ndodh mrekullia, 3-vjeçarja nxirret e gjallë pas 65 orësh nga rrënojat e tërmetit në Izmir

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: