‘Lufta’ me Covid: Sllovakia teston gjysmën e popullsisë për një ditë

Sllovakia e ka çuar luftën ndaj koronavirusit në një tjetër nivel.

Për një ditë i bën testin për virusin gati gjysmës së popullsisë. Më shumë se 2.5 milionë sllovakë bënë tamponin të shtunën dhe dolën pozitivë 25,850 persona.

Skema, e para për një vend me madhësi sa Sllovakia, po ndiqet nga kombet e tjera duke kërkuar mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.

Vendi i BE-së ka një popullsi prej 5.5 milionësh dhe synon të testojë sa më shumë njerëz, përveç fëmijëve nën 10 vjeç.

Më shumë se 40,000 mjekë dhe ekipe mbështetëse, ushtarë, policë, punonjës administrativë dhe vullnetarë ndihmuan për të administruar testet e tamponëve antigjenikë. Testimi ishte falas dhe vullnetar, por qeveria ka thënë se do të marrë masa për ata që nuk marrin pjesë, duke përfshirë ndalimin e vajtjes së punë. Qeveria po planifikon një raund të dytë testimi fundjavën e ardhshme. Të dielën, Sllovakia raportoi 2,282 raste të reja përmes testeve PCR, duke shkuar në 59,946 infektime, pa përfshirë ato të identifikuara nga skema e re.

Read Previous

Zaev merr pjesë në Forumin rajonal për liderë

Read Next

Maqedoni: Dje 737 gjoba për mosmbajtje të maskës

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: