Zaev: Bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka sjellë rezultate të mira

Përfshirja e të rinjve në procese dhe vendimmarrje është e domosdoshme. Ky ishte konstatimi i liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq në kuadër të konferencës së forumit rajonal për liderë të rinj. Kryeministri Zoran Zaev potencoi nevojën e bashkëpunimit ekonomik dhe solidaritet në këtë kohë krize.
Qëndrimet e koordinuara ndaj sfidave më të mëdha me të cilat jemi ballafaquar kanë sjell rezultate të mira. Forcuam bashkëpunimin e përhershëm, dëshmuam shkallë të lartë solidaritet dhe kapaciteti për të sjell vendime në të mirën e qytetarëve tanë – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka potencuar nevojën e një fondi të përbashkët për bashkëpunim mes të rinjve nga gjithë rajoni.
Jemi sistem i lidhur në të gjitha sferat. Mendoj se Qeveritë e vendeve të rajonit duhet ofrojnë fond me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes të rinjve nga rajoni. Kjo situatë na mundësoi që për herë të parë t’i shohim drejtpërdrejtë edhe të metat e botës demokratike – u shpreh Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimorë nuk mund të presin nga Evropa dhe Amerika të punojnë për to.

Patjetër të ulemi dhe punojmë bashkërisht për interesat tona të përbashkëta. As evropianët dhe as amerikanët nuk mund të na ndihmojmë aq sa ne mundemi vetën ta çojmë para derisa bashkëpunojmë -tha Aleksander Vuçiq, President i Serbisë”.

Read Previous

Isco në hapat e James, gati të lërë Realin për Evertonin

Read Next

Dasëm me rreth 120 mysafirë në restorant në Gostivar, objekti mbyllet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: