Zaev: E dënoj aktin terrorist në Vjenë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, e ka dënuar sulmin e armatosur në Vjenë dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Lajme shokuese arrijnë nga Vjena, në kohën kur duhet të jemi të bashkuar dhe të ndërtojmë solidaritet. Unë fuqishëm e dënoj aktin terrorist dhe çdo akt të dhunës. Ngushëllimet e mia për familjarët dhe miqtë e viktimave, njerëzit në Vjenë dhe mikun tim Sebastin Kurz”, ka shkruar Zaev në Twitter.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së kaluar në sulmin në kryeqytetin austriak Vjenë, të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur./Telegrafi/

Read Previous

Qeveria do të vendosë për orarë të kufizuar të punës për kafenetë

Read Next

Mbrëmë në Çair ka pasur të shtëna me armë zjarri

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: