Mikrobiologu Panovski kërkon të vendoset orë policore

Mikrobiologu Nikolla Panovski, thotë se shpërndarja e virusit është shumë e lartë në nivel botëror dhe propozon që të vendoset orë policore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, numri i djeshëm rekord me raste të reja (1192) nuk do të zgjasë shumë, pasi pret të ketë edhe më shumë infektimeve/Kanal5.

“Virusi ka mutacion të tillë që është rritur transmetimi, ndërsa është edhe sezoni i vjeshtës ku ka më shumë infeksione respiratore, pasi njerëzit mblidhen brenda dhe më lehtë e përhapin virusin”, thotë Panovski.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni ka arritur në 35.097, prej të cilëve 22.024 janë shëruar, ndërsa 1071 kanë ndërruar jetë.

Read Previous

Lajm i bujshëm nga Spanja: Dy super-oferta për Ronaldon

Read Next

Aksident në Gostivar, devijojnë veturat dhe përplasen

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: