Është e tmerrshme sesa politike është aktakuza e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

Shkruan Hajzer Saliu – ekspert i çështjeve juridike

Është vertetë e tmerrshme se sa shumë politike është aktakuza e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Nga 10 pikat e saj, e kupton lehtësisht se burimi i hartimit të saj është ne Beogradin shpifës dhe trillues, e veqanërisht ne pikën ku thuhet se: “…sulm të gjithanshëm ndaj forcave ushtarake, policore dhe mekanizmave tjerë të MPB të RFJ dhe Serbisë…”. Aktakuzën e njëjtë si kjo e gjenë edhe gjatë viteve të 90-ta, kur ishte ngritur nga prokuroria serbosllave, dhe ishte konfirmuar po nga gjykatat serbosllave, kur grupi i Adem Jasharit me shokë (ne të cilin ishte edhe Hashim Thaqi) ishin dënuar ne mungesë për sulme ndaj caqeve të forcave ushtarako-policore serbosllave të instaluara ne Kosovën e okupuar.

Ky po qe është një turp për drejtësinë ndërkombëtare, e cila pranon dhe ngritë aktakuza të shkruara nga një prokurori e njê shteti i cili tërë potencialin e tij paraushtarak, ushtarak dhe policor për një dekadë të plotë e kishte vënë ne dispozicion qe të kryej masakra gjenocidiale ndaj popujve të ish Jugosllavisë, e ne veqanti qindra masakra, dhjetëra mijëra vrasje, dhjetëra mijëra dhunime të grave dhe mijëra vrasje të fëmijëve të pafajshëm të Kosovës.

Uroj qe Dhomat e Specializuara të Gjykatës të jenë ne shërbim të drejtësisë e jo politikës, siç pêrmes ngritjeve të këtyre aktakuzave, fatkeqësisht po tregon qe ishte dhe është Zyra e Prokurorit të Specializuar!

Read Previous

Sulmet në Francë dhe Austri, presidenti francez organizon samit kundër terrorizmit

Read Next

DY TURQIT QË ZBULUAN VAKSINËN KUNDËR COVID’19

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: