Hagë: Thaçi u deklarua se nuk është fajtor për krime lufte

Ish presidenti i Kosovës dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, sot, në paraqitjen e tij të parë para të ashtuquajturës Gjykata Speciale në Hagë (emri i plotë i së cilës është Dhomat e Specializuar dhe Prokuroria Speciale e Kosovës), deklaroi se nuk është fajtor për krime kundër njerëzimit kundër shqiptarëve, serbëve dhe romëve në Kosovë dhe Shqipëri, gjatë periudhës 1998-1999.

 

“Akuza është plotësisht e pabazuar dhe deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës si të paqendrueshme”, tha Thaçi, kur u pyet nga gjykatësi i procedurës paraprake Nikolas Gijua, nëse i ka kuptuar pikat e akuzës.

Duke përsëritur se klienti i tij i kishte mohuar plotësisht akuzat, avokati britanik i Thaçit, Dejvid Huper, pyeti gjykatën “ku janë akuzat për vjedhje të organeve njerëzore nga rrëfimi për Shtëpinlë e Verdhë, që çuan në krijimin e kësaj gjykate” bazuar në “gjysmë faqe nga libri i Karlla del Pontes (ish kryeprokurore e Tribunalit të Hagës) dhe më pas raporti nga raportuesi special i Këshillit të Evropës, Dik Marti”.

“Thaçi e di që këto akuza janë të pakuptimta dhe se janë gjepura, por ai prapë ndihmoi Komisionin Evropian për krijimin e kësaj gjykate. Ai nuk mund të ishte më bashkëpunues. Asgjë në këtë aktakuzë nuk thotë asgjë në lidhje me vjedhjen e organeve dhe ato krime të tmerrshme”, tha Huper.

Avokati theksoi se mbrojtja do të dëshmojë në gjykatë se e gjithë kjo është gënjeshtër dhe se, në fund të gjykimit, reputacioni i Thaçit do të shkëlqejë.

Read Previous

Këngëtari Bekim Rexhepi me mesazh prekës për ndarjen nga jeta të kompozitorit Samir Durguti

Read Next

200 mijë euro për stolisjen e qytetit!? A duhet të harxhohet për festimin e vitit të ri në kohë pandemie?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: