RTK – “LUFTA E UÇK-SË ISHTE E DREJTË, AKUZAT JANË BËRË MBI BAZËN E SHPIFJEVE”

Paraqitja e ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Speciale ngjalli reagime në Kosovë.

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë ritheksuar se aktakuza është politike dhe e bazuar në shpikjet e prokurorisë së Serbisë.

“Aktakuzë e cila është bërë mbi bazën e shpifjeve të Prokurorisë serbe për krime lufte, mbi bazën e shpifjeve të kriminelëve serbë të cilët do të duhej të ishin në bankën e akuzës për tu gjykuar për krime, masakra dhe gjenocid që kanë bërë ndaj popullit shqiptarë’, tha Faton Klinaku për RTK-në.

Nesër para Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të dalë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ndërsa pasnesër para kësaj gjykate do të dalë shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi.

Read Previous

News-TV: Humbin jetën dy të rinj nga Shkupi, ktheheshin në vendlindje

Read Next

Mehmedi: A do të jap Zaev dorëheqje sërish?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: