Me humbje të mëdha objektet gastronomike dhe hotelet në Strugë dhe Ohër

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 vazhdon të shkaktojë humbje të mëdha tek objektet gastronomike dhe hotelet në Ohër dhe Strugë. Masat e reja të qeverisë sipas të cilave objektet gastronomike duhet të punojnë deri në ora 21, prekin shumë këto biznese, të cilët thonë se nuk mund të mbijetojnë me orar të shkurtuar dhe paralajmërojnë edhe pushim nga puna ose do të ulin pagat e punonjësve.“Mendoj se masat janë të shpejtuar, këtu njerëzit mund të thuhet se janë më të mbrojtur. Mendoj që me këtë masë, të punohet deri në ora 21 do të kemi shumë dëme financiare, me zvogëlimin e fitmit, nuk mund të them mesiguri, por mund të ketë edhe pushim nga puna një pjesë të punonjësve ose ulje të rrogave.”, tha Antonio Naumoski, pronar i një kafeneje në Ohër.Përhapja në rritje e virusit vazhdon të dëmtojë edhe hotelierët të cilët thonë se nuk ka asnjë rezervim gjatë muajve të ardhshëm. Megjithatë ata thonë se paketa ekonomike nga qeveria do të ndihmojë sado pak në pagat e punonjësve.

Read Previous

Ramush Haradinajt i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Read Next

30 Viktima dhe 947 raste të reja me Covid’19

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: