Ministri Nuredini: Së shpejti do të shpallet tenderi për ndërtimin për zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në komunën e Kërçovës

Së shpejti do të shpallet tenderi për ndërtimin për zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në komunën e Kërçovës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini kishte një takim pune me Kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, ku diskutuan për implementimin e projekteve në mbrojtjen dhe mbështjetjen e mjedisit që Ministria mund të ofrojë.
Fokusi i bisedimeve ishte projekti IPA për Rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në komunën e Kërçovës dhe mbikqyrjen e punimeve, për të cilat Ministri Nuredini informoi se së shpejti do të shpallet një tender për ndërtim. Kontrata e ndërtimit do të përfshijë ndërtimin e një sistemi kolektori me një gjatësi totale prej 27 km, ndërtimin e një kanalizimi (rrjet dytësor) me një gjatësi prej 69 km, zëvendësimin e tubave të vjetër me një gjatësi totale prej 8.24 km, ndërtimin e 7 stacioneve të pompimit dhe ndërtimin e pusetave dhe prizave për 4.630 familje shtesë në komunë.
U theksua rëndësia e realizimit të këtij projekti dhe zgjerimi i sistemit të kolektorëve dhe rrjetit të kanalizimeve dhe lidhja e tyre me impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në komunën e Kërçovës, i ndërtuar gjithashtu me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Projekti do të zbatohet Brenda programit IPA 2 për mjedisin dhe veprimin e klimës (2014-2020).

Read Previous

DÇP: A nuk është turp që maltretohen qytetarët në këtë mënyrë?

Read Next

Filipçe: Nuk do të mbyllen kufijtë dhe nuk do të ketë orë policore

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: