Profesor Sinani: Hoti të japë dorëheqjen, ti hapë rrugën një qeverie të Unitetit Kombëtar

Nesër në samitin e Sofies do të nisë një fazë e re bashkëpunimin me pjesëmarrjen e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të marrë pjesë në samitin i cili është vazhdimësi i atij të Berlinit.

Në një intervistë për Ora News, Pedagogu i Universitetit të Prishtinës, Arsim Sinani thotë se me minishengenin përparësi vijon ti jipet botës sllave ndërkohë që shqiptarët duhet të jenë në plan të parë

Arsim Sinani për Ora News: Pse duhet ne Serbisë ti japim dalje në bregdetin Adriatik kur ne ende nuk kemi një bashkëpunim rajonal brenda shqiptar. Synojmë BE dhe në anën tjetër futemi në një minishengen që mendoj se është i dëmshëm dhe orientimi është Europa dhe jo ti japim përparësi e fuqi Serbisë.

Me minishengen faktorizohet Serbia, pse duhet të jepet përparësi botës sllave gjithmonë në Ballkan. Shqiptarët duhet të jenë në plan të parë.
Nuk ndalet këtu profesor Sinani. Thotë se qeveria aktuale është një qeveri pandemike dhe Hoti duhet të tërhiqet dhe të hapë rrugën një qeverie kalimtare pse jo e Unitetit Kombëtar

Arsim Sinani për Ora News: Shpresoj e para që qeveria e zotit Hoti në Prishtinë duhet të bjerë shpejt. Zoti Hoti duhet të japë dorëheqjen morale pasi u fut në negociata jo shumë të hijshme dhe nuk është përfaqësues i shumicës në Kosovë. Ajo është një qeverie pandemike dhe zoti Hoti duhet të tërhiqet dhe të hapë rrugën një qeveri kalimtare pse jo e Unitetit Kombëtar për shkak se Kosovës i duhet një qeveri e fortë dhe jo qeveri e dobët me një udhëheqës si zoti Hoti për shkak edhe të zhvillimeve të tjera që ndodhen me këto arrestimet por dhe me mënyrën si ai merrte pjesë në takimet ndërkombëtare pa u konsultuar me parlamentin dhe institucionet.

E para ajo që pres është që Hoti të japë dorëheqjen dhe të hapë krahun një qeverie kalimtare dhe Kosova të futet në një proces tjetër dhe të kemi një qeveri stabile dhe institucione që do i përfaqësojnë mirë shqiptarët

Sinani thotë se nesër Hoti nuk ka votat e duhura të marrë pjesë në samit nesër.

Arsim Sinani për Ora News: Sa i takon pjesëmarrjes së zoti Hotit, ai nuk është legjitim pasi nuk i ka votat e duhura në parlamentin e Kosovës që të marrë veprime të tilla. Ai duhet të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë një qeverie kalimtare pasi pas rënies së administratës Trump duhet të kuptojë mesazhin nga Washingtoni se nuk e ka më Grenell ta mbrojë dhe qasja ndaj shqiptarëve do të jetë e ndryshme.“

Read Previous

Sheiku i Emirateve Arabe dërgon 10 tonë ndihma për Maqedoninë e Veriut

Read Next

SOT MBAHET SAMITI I SOFJES

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: