Ramush Haradinajt i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do jetë në mesin e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi që siç pretendon Saviq, tashmë të parit të AAK’së i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, raporton Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera, Saviq konfirmoi edhe njëherë bashkëpunimin e instancave të larta gjyqësore të Serbisë me Prokurorinë e Dhomave të Specializuara për sigurimin e provave ndaj ngritjes së aktakuzave kundër ish-anëtarëve të UÇK’së.

Sipas tij, në kohën sa po shërbente si asistent i Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Vladan Batiq, u përcollën 50 mijë faqe dokumente dhe dhjetëra mijëra fotografi në adresë të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

Read Previous

Publikohet çmimi sa do të kushtoj vaksina kundër Covid’19

Read Next

Me humbje të mëdha objektet gastronomike dhe hotelet në Strugë dhe Ohër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: