Sheiku i Emirateve Arabe dërgon 10 tonë ndihma për Maqedoninë e Veriut

Në Aeroportin e Shkupit të hënën kanë arritur 10 tonë ndihma humanitare nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Kjo ndihmë përbëhet nga 1500 paketa me paisje mjeksore për mbrojtje të personelit mjeksor që vepron në segmentin e luftës ndaj COVID 19. Ndihma kap vlerën 1.5 milion euro, ndërsa ndihma është në kuadër të programit “ЕMIRATES AID – COVID19 GLOBAL RESPONSE”, nën patronazh të Sheikut Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan – trashigimtar i fronit dhe Zëvendës – Komandant i Forcave të Armatosura të EBA – Princit të Abu-Dabit.
Ndihma është ndarë nga ana e sektorit për ndihmë ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të EBA, sipas udhëzimeve të Sheikut Abdulla Bin Zajed Al Nahjan, Ministër i Punëve të Jashtme të EBA.
“Falenderojmë Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë në këta momente të vështira, kur ne përballemi me një valë të re të virusit COVID-19. Një falenderim i veçantë edhe për Ambasadorin e RMV në Abu-Dabi, ABdulkader Memedi, i cili u angazhua në maksimum për këtë ndihmë mjaftë të vyeshme”, ka deklaruar zëvendësministri i shëndetësisë Ilir Hasani.

Read Previous

Kadri Veseli të martën del para Gjykatës Speciale

Read Next

Profesor Sinani: Hoti të japë dorëheqjen, ti hapë rrugën një qeverie të Unitetit Kombëtar

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: