Vendosi izolimin, bien infektimet në Gjermani

24 orët e fundit sollën një rënie të numrit të rasteve në Gjermani.

Vendi regjistroi 15.332 infektime te reja dhe 154 vdekje brenda një dite, të dhëna këto të përcjella nga Instituti i Virologjisë Robert Koch e që përbëjnë një rënie të dukshme, krahasuar me shifrat e fundjavës. Të premten, Gjermania kishte regjistruar gati 21.500 raste të reja dhe të shtunën thuajse 23.400.

Berlini sakaq po e nxit BE-në të firmosë sa më shpejt një marrëveshje me firmën gjermane. BioNTech për të siguruar dozat vaksinës premtuese, të cilën ajo e ka krijuar së bashku me firmën amerikane Pfizer. Një ditë më parë, u njoftua se vaksina e tyre ishte 90% efikase. /TCH/

Read Previous

Futsall- Shkëndija e gatshme për sezonin e ri

Read Next

Zaev: Kemi mbështetje të dukshme dhe të qartë politike për procesin e zgjerimit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: