Zëvendësministri Hasani për Zhurnal: Mirëpresim ndihmën nga Emiratet e Bashkuara Arabe (Video)

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë donuar Maqeodnisë së Veriut ndihmë humanitare prej 10 tonë për ballafaqimin ndaj luftës me pandeminë. Kjo ndihmë mbërriti me aeroplan mberiti si pjesë e programit të Ndihmës së Emirateve (EMIRATES AID – COVID19 GLOBAL RESPONSE).

Këtë për Agjencinë e Lajmeve ZHurnal e ka konfirmuar edhe zv/ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani. Ai thotë se kjo ndihmë e Emirateve të Bashkuara Arabe u mirëprit shumë nga qeveria dhe populli ynë si shenjë e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Me kenaqesi po ju njoftojmë se vendi ynë ka marrë ndihmë humanitare prej 10 tonë nga shteti mik i RMV, Emiratet e Bashkuara Arabe për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Kjo ndihmë mbërriti me aeroplan mberiti si pjesë e programit të Ndihmës së Emirateve (EMIRATES AID – COVID19 GLOBAL RESPONSE). Ky vendim i Emirateve të Bashkuara Arabe u mirëprit shumë nga qeveria dhe populli ynë si shenjë e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Njeherit dëshirojmë të shprehim falënderimet dhe mirënjohjet tona të veçanta për Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Zëvendës Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan”, ka deklaruar për Zhurnal, zv/Ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.

 

Read Previous

SHBA NISIN HETIMET PËR PARREGULLËSITË NË ZGJEDHJE

Read Next

Osmani: Kryesimi i përbashkët i Procesit të Berlinit nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për vitin 2020, vendosi një agjendë ambicioze

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: