Kosta Petrov do të jetë drejtor i ri i Fondit për Inovacion

Kosta Petrov, nënkryetari i LSDM- së është drejtori i ri i emëruar në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Petrov vjen në vendin e Jovan Despotovskit, i cili për 3 vite kishte udhëhequr me Fondin për Inovacion.

Petrov në Facebook ka shkruar se pas 15 viteve përvojë në sektorin privat është koha për sfida të reja.

-Tani është koha për suksese të reja dhe suksese globale maqedonase. Inovacionet dhe zhvillimi i teknologjisë do të duhet të marrin roli kryesor në zhvillimin e ekonomisë tonë, ndërsa Fondi për Inovacion do të jetë nxitës i këtij transformimi.

Petrov mes tjerash shkruan se në vendin tonë ka shumë potencial, të rinj të mençur dhe të motivuar të cilëve do tua përkushtojë gjithë energjinë dhe ndihmën që t’i realizojnë qëllimet e tyre.

Read Previous

Selimi sot para Dhomave të Specializuara

Read Next

1000 pemë nga Turqia mbillen në Farkë, Rama falënderon Erdoganin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: