LSDM: Mickoski tenton të përfitojë nga viktimat e coronavirusit

Përmes një kumtese me shkrim nga LSDM thonë se në këtë periudhë serioze të pandemisë, kur duhet përgjegjësi nga të gjithë qytetarët, respektim të masave për mbrojtje dhe zvogëlim të trysnisë ndaj shëndetësisë, Mickoski me politikën e tij mbetet rreziku më i madh ndaj shëndetit të qytetarëve dhe përpiqet të përfitojë nga viktimat e coronavirusit.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE gjatë gjithë kohës rrezikojnë sistemin e shëndetësisë, pengojnë luftën kundër virusit, shkelin masat dhe udhëheqin me fushatë të zezë”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti ia rikujtojnë Mickoskin kur ka shkelur masat në restorant apo fitnes dhe kur organizonte ngjarje ku nuk mbahen maska dhe largësia trupore.

“VMRO-DPMNE dhe Mikocoski që nga fillimi i pandemisë deri tani, nuk dhanë asnjë denar, nuk hoqën dorë nga pagat në Kuvend, nuk donuan maskë dhe as mjete për dezinfektim. Përkundrazi, ata prekën fundin me sjelljen jokonstruktive dhe me kritikat. Qytetarët e dinë se LSDM kujdeset për shëndetin, ndërsa Mickoski gëzohet se ka të vdekur”, thonë nga LSDM.

Read Previous

1000 pemë nga Turqia mbillen në Farkë, Rama falënderon Erdoganin

Read Next

Serwer: Me Biden president ndryshon qasja ndaj Ballkanit! Keqardhje që Haga s’merret me serbët

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: