Samiti i Sofjes nuk ndryshon pozicionin bullgar ndaj Shkupit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të martën është takuar në Sofje dhe kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për çështjet e hapura mes dy vendeve, pavarësisht se Bullgaria veçse ka njoftuar Bashkimin Evropian se nuk pranon kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut.

Pala bullgare konteston identitetin sikur edhe gjuhën maqedonase, me pretendimin se ato deri para vitin 1945 kanë pasur “rrënjë bullgare”. Sikur këtë ta pranonte Maqedonia e Veriut, atëherë Bullgaria do të mbështeste nisjen e bisedimeve, por kjo është kundërshtuar nga autoritetet maqedonase.

Takimi në Sofje është zhvilluar në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Procesit të Berlinit, por nuk janë dhënë detaje nga ajo që është biseduar mes dy kryeministrave.

“Unë besoj se ne kemi rinovuar vrullin dhe mbështetjen e dukshme politike për procesin e zgjerimit dhe drejtimin e negociatave të pranimit. Ne, duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta përdorim atë për të mirën e të gjithë qytetarëve,” ka deklaruar maqedonas Zaev.

Vetoja bullgare ndërkohë ka shtuar drojën nëse Maqedonisë së Veriut po i përsëritet rasti me Greqinë, e cila për gati 20 vjet bllokoi integrimin evropian të shtetit, për shkak të moszgjidhjes së kontestit me emrin.

Read Previous

Në Veleshtë të Strugës sot bëhet varrimi i viktimës, i vrarë nga sulmi në Vjenë

Read Next

OEE Maqedoni: Tërmetet ndodhin si pasojë e mbushjes dhe zbrazjes së pakontrolluar të liqeneve

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: