Veteranët e rejshëm obligohen t’i kthejnë pensionet

Një interpretim të tillë, Gjykata Supreme e Kosovës e ka dhënë në shtator të vitit 2020, në rastin e të dënuarit Albert Krasniqi i cili akuzohej nga Prokuroria e Pejës se kishte përfituar pension në emër të veteranit përmes dokumenteve të falsifikuara shumën prej 3,740 euro.

Për këtë akuzë, Krasniqi ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë me 6 muaj burgim ku me pëlqimin e tij, ky dënim, i ishte zëvendësuar me 1200 euro gjobë.

Ndaj tij ishte shqiptuar dënimi plotësues që i njëjti të kompensonte dëmin ndaj Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në shumë prej 3.740 euro.

Ky vendim ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit në prill të këtij viti, duke e refuzuar ankesën e mbrojtës të pandehurit si të pabazuara.

Mirëpo, me pretendimin se Gjykata e Pejës dhe Apelit kishte bërë shkelje procedurale dhe shkelje të ligjit material, i pandehuri Krasniqi përmes mbrojtësit të tij ka paraqitur kërkesë për mbrojtjen e Ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.

Sipas mbrojtjes gjykatat e rregullta kanë bërë shkelje të ligjit penale kur ishte obliguar i dënuari për të kthyer shumën prej 3740 euro të marra në emër të pensioneve, pa patur kërkesë për kompensim nga e dëmtuara Ministria e Punës dhe Mirëqenies

Read Previous

Agron Reçi avokatë shtetëror për Ohër

Read Next

Buxheti i qeverisë për vitin 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: