400 kompani do të marrin 17,2 milionë euro! Zaev: U përkulem ndërmarrësve që investojmë gjatë krizës

“U përkulem ndërmarrësve vendorë të cilët në kohë pandemie filluan projekte të tyre dhe duan të investojnë në mënyrë shtesë. Ja vendi juaj është këtu për të ndihmuar,” tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kështu kryeministri Zaev i lëvdoi ndërmarrësit vendorë të cilët edhe në kohë pandemie kanë  investuar.

“Shteti është këtu që të ndihmojë edhe në momentet më të vështira që së bashku ta tejkalojmë krizën, të dalim më të fortë dhe të vazhdojmë me trendë pozitivë të zhvillimit të ekonomisë maqedonase,” deklaroi, Zoran Zaev, kryeministër.

Pagesa do të bëhet në afat prej 15 ditëve që nga dita e nënshkrimit të marrëveshjeve, ndërsa javën e ardhshme do të thërriten të gjitha 400 kompanitë që të lidhin marrëveshje për mbështetje financiare.

Injeksioni i drejtpërdrejtë financiar do t’u ndihmojë kompanive që të rriten dhe të zhvillohen, që do të thotë se do t’i mbajnë vendet e punës aktuale dhe do të hapin të reja.

Investimi i përgjithshëm për këto 400 kompanitë është në vlerë prej 89,2 milionë eurove.

Read Previous

Zaev: Marrëveshje me Bullgarinë vështirë, por mbetemi optimist

Read Next

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Maqedoni nuk është real? (Video)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: