Arjanit Hoxha: Prespa asnjëherë nuk asimilohet, ruan gjuhën dhe traditën

Sekretari i Lëvizjes Besa ka reaguar ndaj shkrimeve në një medium ku është thënë se ai nuk dëshiron të flas për asimilimin e shqiptarëve të Prespës. Në një postim në rrjetin social facebook ai ka thënë se botërisht dihet se gjuha, kultura dhe tradita shqiptare asnjëherë nuk janë vënë në dyshim në Prespë.
“Mjerrim i propagandës partiake përmes “partaleve” të tyre. Të bësh lajm për asimilim inekzistent në Prespë kur botërisht dihet se gjuha, kultura dhe traditat autoktone mbahen edhe sot e kësaj dite nga gjithë shqiptarët në Prespë si dhe gjitha rajonet shqiptare në Maqedoni kanë patur së paku nga një mësues me prejardhje nga Prespa, kjo është idiotësi e “partaleve” partiake pa identitet. Sa për njoftim prononcimi im për këtë portal ishte që ata më shumë duhet të meren me atë se çfarë gjuhe flasin në shtepitë e tyre funksionarët e partisë që finanson këtë portal, ndërsa Prespës dhe presparëve ka kush i del zot”, ka shkruar Hoxha/Gjurme

Read Previous

Belgjika përmbysë Zvicrën, Gjermania mposht minimalisht Çekinë

Read Next

Shapaska, dita e diel ditë jo pune

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: