Bashkëpunimi energjetik në fokusin e bisedimeve të Bytyqit dhe Frankojanisit

Lidhja energjetike e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe bashkëpunimi energjetik mes të dyja vendeve ishin temat për të cilat sit, përmes videokonferencës, kanë biseduar zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Dikasteret Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi dhe zëvendësshefit të Diplomacisë greke, Kostas Frankojanis.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë njoftojnë se në videokonferencë ishin përfshirë çështjet për lidhjen energjetike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe furnizimin me gaz natyror dhe naftë.

“Zotëri Frankojanis, mes tjerash, i theksoi përfitimet në nivel të ekonomisë, mjedisit jetësor dhe sigurisë në planifikimin energjetik, nga bashkëpunimi më i afërt i të dyja palëve. Në drejtim të njëjtë, zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, zotëri Bytyqi, mes tjerash, theksoi se pjesëmarrja e tij në videokonferencën konkrete dhe pjesëmarrja e ministrave për Ekonomi dhe Mjedis Jetësor e tregojnë vullnetin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për progres të ri”, njoftojnë nga MPJ greke.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministrat e Ekonomisë dhe Mjedisit Jetësor të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe Naser Nuredini, sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Energjisë në Ministrinë kompetente greke, si dhe përfaqësues të lartë nga Operatori Kombëtar për Gaz Natyror të Greqisë dhe nga “Helenik petroleum”.

Bisedimet e sotme vijnë pas takimeve të të dyja palëve gjatë shtatorit. I pari gjatë vizitës së kryeministrit Zaev në Athinë, ndërsa pak më vonë në Selanik, gjatë tryezës së rrumbullakët të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal energjetik.

Read Previous

Hoxha takon prodhuesit e orizit (Foto)

Read Next

Sonte do të mbahet seancë qeveritare ora 20:00

%d bloggers like this: