Brukseli ende shpreson se Shkupi dhe Sofja mund të arrijnë kompromis

Komisioni Evropian nuk heqë dorë nga fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se të dyja palët duhet të gjejnë kompromis, dhe se mund të tejkalohen mosmarrëveshjet.

“Inkurajojmë të dy palët që të vazhdojnë me përpjekjet për gjejtjen e zgjidhjes për problemet e tyre bilaterale”, tha për MIA-n, zëdhënësja Ana Pisonero, transmeton Zhurnal.

Më 17 nëntor duhet të mbahet Këshilli i Ministrave në BE ku do të bisedohet për zgjerimin dhe në të cilën duhet të sillet vendim për miratimin e kornizës negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut, por Bullgaria tani për tani nuk lëshon pe dhe vlerson se nuk mund të jepet dritë jeshile derisa nuk gjindet kompromisi rreth çështjeve të gjuhës dhe temat historike.

“Vazhdojmë dhe shpresojmë se mund të arrihet marrëveshje për kornizën negociuese me qëllim që sa më shpejtë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, tha Pisonero.

Read Previous

Delegacioni i BE-së siguron 7000 komplete për përdorim personal për fëmijët që vijojnë mësimet me prani fizike në shkollat ​​fillore

Read Next

Fillon vaksinimi falas i punonjësve shëndetësorë kundër gripit sezonal

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: