Buxhet ambicioz, vështirë se mund të realizohet

Buxhet ambicioz me pritje të larta, që vështirë se do të realizohet, është vlerësimi fillestar i disa Odave ekonomike, për buxhetin e vitit të ardhshëm, të cilin Qeveria e prezantoi dje. Parashikohet që dështimi më i madh do të jetë në mbledhjen e parave në arkën e shtetit, duke pasur parasysh se të gjitha aktivitetet ekonomike janë ulur.

Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se megjithëse theksi më i madh vihet në mbështetjen e mbrojtjes shëndetësore dhe asaj sociale, duhet pasur kujdes edhe për sektorët e tjerë, që do të kenë nevojë për ndihmë financiare.

Lidhja e Odave Ekonomike:

“Mbeten një numër i madh i sektorëve që kanë nevojë për mbështetje, ka veprimtari që ende nuk punojnë, ndërsa situata po përkeqësohet edhe në planin shëndetësor edhe në atë ekonomik. Është fakt se mbështetja duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe ajo të targetohet me mekanizma për implementim të shpejtë dhe efikas”. Për Lidhjen e Odave Ekonomike buxheti ka supozime reale dhe është mirë që për herë të parë bëhen planifikime afatgjate.

Oda ekonomike:

“Është inkurajuese që për herë të parë ne po flasim për planifikim afatgjatë të buxhetit, i cili në sektorin e biznesit rrit më tej dyshimin për atë që mund të sjellë e ardhmja e largët”. Të gjitha odat janë të përmbajtura në pritjet nëse investimet kapitale më në fund do të realizohen.

Propozim- buxheti për vitin e ardhshëm është në vlerë prej 4 miliardë euro. Planifikohet të mblidhen 3.4 miliardë euro në arkën e shtetit kurse të shpenzohen 4 miliardë. Hendeku do të mbulohet nga huazimi, por edhe nga privatizimi i tokave shtetërore dhe ndërmarrjeve shtetërore. Sot, ministri i financave paraqiti personalisht propozim-buxhetin në Parlament.

Read Previous

Kasami djemve shqiptar të reprezentacionit: Na zbardhët fytyrën!

Read Next

VMRO kërkon që problemi me Bullgarinë të debatohet në Parlament

%d bloggers like this: