Carovska: Edhe në kushte pandemie kemi organizuar mësim të suksesshëm

“Kemi treguar se edhe në kushte të jashtëzakonshme mund të organizojmë mësim të suksesshëm dhe për një periudhë të shkurtë ta vendosim mësimin nga distanca. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme, pasi çdo kohë e humbur në mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve ka pasoja të pa imagjinueshme”.

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila mori pjesë në mbledhjen ndërkombëtare të ministrave të arsimit nga vendet e Evropës Juglindore, ku nikoqir ka qenë Turqia.

Carovska tha se për momentin mbi 90 përqind e nxënësve e ndjekin me sukses mësimin online, ndërsa pa probleme zhvillohet edhe mësimi me prezencë fizike.

Ajo gjithashtu tha se periudha e pandemisë ka qenë test për sistemin arsimor, por edhe mundësi për transformim, me qëllim që nxënësit të marrin dije dhe aftësi.

“Përveç dixhitalizimit dhe investimeve për qasje në infrastrukturën e IT, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e angazhuar fuqimisht për të investuar në zhvillimin e aftësive të mësuesve, si faktori më i rëndësishëm për cilësinë e mësimdhënies”, tha Carovska.

Read Previous

Rama: LSI do jetë forca përcaktuese e qeverisë së re edhe në këto zgjedhje! Rama në krizë paniku

Read Next

Kosova do të përfitojë falas 360 mijë vaksina kundër koronavirusit

%d bloggers like this: