Debat i Komisionit për pensionin e detyrueshëm në moshën 64 vjeçare

Ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për marrëdhëniet e punës që duhet të mundësojnë pension të detyrueshëm në moshën 64 vjeçare dhe 15 vjet stazh pensional janë në procedurë parlamentare dhe për këto duhet të diskutojë sot Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale.

Sipas analizës së bërë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, deri në fund të vitit, moshën e pensionit prej 64 vjeç do të arrijnë rreth 6.000 persona. Sidoqoftë, siç sqaroi dje Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, kjo nuk do të thotë që sipas ndryshimeve të propozuara ligjore të gjithë do të dalin në pension, sepse disa prej tyre tashmë kanë kërkuar kërkesë për zgjatje të marrëdhënies së punës.

Ajo tha se me këto ndryshime parashikohet ndërprerja e kontratave të punës me moshën 64 vjeç dhe 15 vjet stazh pensional, përveç nëse në ndonjë ligj tjetër është rregulluar ndryshe.

“Sipas analizës sonë, numri i të punësuarve si nga sektori publik ashtu edhe nga sektori real, deri në fund të vitit 2020, rreth 6,000 punonjës do të mbushin 64 vjeç. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë këta qytetarë do të dalin në pension. Disa prej tyre paraqitën kërkesë në përputhje me zgjidhjen aktuale ligjore deri në fund të 31 gushtit për zgjatjen marrëdhënies së punës edhe pas mbushjes së 64 viteve, ndërsa që i referohet vitit të ardhshëm kalendarik 2021”, tha dje ministrja.

Ndryshimet ligjore në procedurën parlamentare u paraqitën nga deputetët e LSDM-së, në, siç shpjegoi Shahpaska, koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Këto ndryshime ligjore janë propozuar për rendin e ditës të seancës së 21-të parlamentare, fillimi i së cilës është caktuar gjithashtu për sot.

Read Previous

Shtip: Ia vjedhin stolit e arit të vdekurit në infektive

Read Next

MPB shkatërron grupin në Vinicë që shiste teste false për Covid 19

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: