Hoxha takon prodhuesit e orizit (Foto)

“Në rajonin e Koçanit, korrja e “arit të bardhë” ka kohë që kanë përfunduar. Prodhuesit e orizit janë të kënaqur me rendimentin. Në pritje të fillimit të grumbullimit, sot vizitova rajonin e Koçanit, ku realizova takim me prodhuesin e orizit, Kliment Jovanov, një fermer i ri i suksesshëm i cili ka kultivuar oriz për dymbëdhjetë vjet me rradhë. Në bisedë të drejtpërdrejtë shkëmbyem pikëpamje dhe mendime mbi kultivimin e orizit si një kulturë strategjike për këtë rajon.
Së bashku me shefin e Sektorit për menaxhimin e njësive rajonale Dejan Davidovski, nuk e anashkalova edhe vizitën në njësinë rajonale të MBPEU-së në Koçan. Shefi i njësisë rajonale, Goranço Milladinov, më informoi për çështjet aktuale, azhurnimin e të dhënave nga regjistri FARM dhe ELPIZ, si dhe nevojën për të gjetur një mënyrë për të informuar fermerët për përfitimet e konsolidimit të tokës dhe asociimit në kooperativa. Njësia rajonale është shërbim për të gjithë fermerët në këtë rajon dhe partner i tyre në realizimin e arritjes së qëllimeve”, ka shkruar në Facebook, ministri i MPBEU-së Arjanit Hoxha.

 

Read Previous

Albërije Hadërgjonaj iu bën 8 me 2 vajzave të reja (Foto)

Read Next

Bashkëpunimi energjetik në fokusin e bisedimeve të Bytyqit dhe Frankojanisit

%d bloggers like this: