Ish-presidentja Atifete Jahjaga, mahnit me pamjen dhe stilin e ri (FOTO)

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është komentuar jo pak herë viteve të fundit për ndryshime drastike në dukje.

Pas lëshimit të postit të presidentit, Jahjaga merret me fondacionin e saj “Atifete Jahjaga” në mbështetje të grave përmes kauzave të ndryshme.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet me të cilat merret.

Atifete Jahjaga në periudhën si presidente e Kosovës (Foto: Ridvan Slviva/Telegrafi)

Së fundmi, Jahjaga ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku është shfaqur mjaft ndryshe dhe tërheqëse.

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

Ajo është shfaqur e veshur me një bluzë ngjyrë vjollcë të çelët, teksa kishte vendosur një makijazh të lehtë në fytyrë.

Flokët e zeza të mbërthyera lart, kombinuar me një palë vathë dhe një qafore të bronztë, i dhanë një pamje edhe më atraktive ish-presidentes.

Kjo fotografi është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga ndjekësit, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë dukje. /Telegrafi/

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

 

Read Previous

Ekskluzive/ Komisioni për sëmundje ngjitëse mblidhet sot ora 14:00

Read Next

Këshilltari i Bidenit për Covidin: Duhet një izolim total për 4 deri në 6 javë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: