Janë shpallur zgjedhjet për reis të BFI-së, Xhemaili: Pritet që ky proces të mbarojë për 2-3 javë

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të Rijasetit i ka shpallur zgjedhjet për Reis Ulema të BFI-së, ka formuar rregullore dhe ka caktuar Komisionin Zgjedhor i cili do të merret me kushtet dhe datën e zgjedhjeve, njofton Portalb.mk.

Shefi i Kabinetit të u.d. reisit aktual, Shaqir efendi Fetahu, Selver Xhemaili, thotë se sot Komisioni do të mblidhet për të konstatuar, datën, rregullat e zgjedhjes, por edhe mënyrën e votimit.

“Datën e zgjedhjeve besoj që Komisioni duhet sot ta caktojë. Rregullorja është miratuar dhe parasheh procedurën se si do t duhet të mbahen zgjedhjet, si do të paraqiten kandidatët, kush i plotëson kushtet e kështu me radhë. Besoj që së shpejti do të bëhen publike. Votimi do të bëhet në mënyrë demokratike, Kushtetuta e BFI-së i njeh të dy variantet, edhe me vota të fshehta edhe me të hapura”, thotë Xhemaili për Portalb.mk duke shtuar se beson që procesi zgjedhor nuk do të zgjatë më shumë se 2-3 javë.

Sipas Kushtetutës së BFI-së, Reis ul Ulemaja është organ dhe kryetar i BFI-së i cili e përfaqëson unitetin fetarë të pjesëtarëve të Islamit. Zgjedhja e Reis ul Ulemasë behet konform Rregullores për zgjedhje të Reis ul Ulemasë. Kjo rregullore hartohet nga Komisioni Zgjedhor dhe ndryshon në çdo cikël zgjedhor.

Sipas nenit 36 të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Rijaseti i BFI-së e propozon, zgjedh dhe shkarkon Reis ul Ulemanë.

Për Reis ul Ulema mund të propozohen dhe të zgjedhjen personat të cilët kanë të kryer fakultete islame, që kanë përvojë pune të suksesshme dhjetëvjeçare në radhët e BFI-së dhe kanë moshë mbi dyzetvjeçare.

Read Previous

Ndotje e lartë e ajrit në Shkup, mbrëmë ka qenë qyteti i pestë më i ndotur në botë

Read Next

MPB: Gjobiten 761 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: