“VMRO-ja e gatshme ta shndërroi “Pallatin e Bardhë” në qendër COVID”, thotë Misajllovski

“Nëse ka nevojë VMRO-DPMNE është e gatshme që selinë e saj ta shndërroi në qendër “Covid”, nëse këtë e kërkon qeveria ose ministri Venko Filipçe”, kështu ka deklaruar nënkryetari i opozitës nga VMRO-DPMNE Vlado Misajlovski në një intervistë për emisionin “Fle nëse mundesh”, njofton nmk-post.

I pyetur nëse partia do të heqë dorë nga vendi i saj nëse do të kishte nevojë për strehim për pacientët që vuanin nga Covid19, Misajlovski tha se pa u konsultuar me partinë, ai ishte i bindur se i ashtuquajturi “Pallati i Bardhë” do të vihej në dispozicion të autoriteteve shëndetësore nëse kërkohet në betejën me pandeminë.

Read Previous

A do të futet Maqedonia në karantinë? Të hënën mblidhet KSI-ja

Read Next

Këto janë liderë botërorë që nguruan t’ia urojnë fitoren Biden-it

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: